Rrugëtimi evropian i violinistit durrsak që ndërton ura mes kulturave

Date:

Share post:

Një artist që e ka kthyer violinën në gjuhë universale dhe jetën në një udhëtim mes kulturash. Kështu u prezantua violinisti durrsak Florian Vlashi në një mbrëmje të veçantë artistike të organizuar pak ditë më parë nga British-Albanian Culture and Arts (BACA), në ambientet e ambasadës shqiptare në Londër, ku arti u kthye në dialog, kujtesë dhe reflektim.

Në një format ndryshe nga koncertet tradicionale, mbrëmja u ndërtua si një rrëfim i gjallë mes artistit dhe Tomorr Kokonës, duke zbuluar për publikun jo vetëm karrierën ndërkombëtare të durrsakut Vlashi, por edhe rrënjët e tij që qëndrojnë të forta në Shqipëri. I rritur në një familje me traditë të fortë kulturore, ai është djali i Nderit të Kombit Gjergj Vlashi, një figurë e njohur e artit dhe letrave shqip, i cili ndër të tjera solli në shqip veprat e Kafkës, Saramagos, Buxatit etj.

Ky formim i hershëm në një mjedis të mbushur me libra dhe art u reflektua më pas në një karrierë të konsoliduar në Spanjë dhe në skenat më të rëndësishme europiane. Dhe jo i vetëm, po së bashku me bashkëshorten Redina Lukaçi dhe fëmijët. Prej vitesh pjesë e Orquesta de Córdoba, Vlashi ka ndërtuar një profil të spikatur si interpretues dhe promovues i muzikës bashkëkohore.

Programi artistik i mbrëmjes ishte një udhëtim i mirëstrukturuar mes identitetesh. Nga tingujt shqiptarë tek ndikimet iberike dhe repertori ndërkombëtar, çdo pjesë muzikore përfaqësonte një etapë të jetës së tij. Interpretimi i veprës “Alla shqiptarçe” nga Vaso Tole riktheu emocionin e rrënjëve, ndërsa miniaturat spanjolle pasqyruan periudhën e gjatë krijuese në Spanjë.

Kulmi artistik erdhi me interpretimin e veprës “A Paganini” nga Alfred Schnittke, një sfidë e vërtetë teknike dhe emocionale që dëshmoi pjekurinë e tij si artist. Në këtë performancë, Vlashi deklarohet se përdori një violinë të rrallë franceze të Jacques Boquay, e prodhuar në Paris rreth vitit 1700, duke i dhënë interpretimit një dimension historik dhe unik.

Përtej skenës, aktiviteti i tij shtrihet edhe në promovimin e muzikës së re. Me mbi 200 premiera botërore të realizuara me Grupo Instrumental Siglo XX, Vlashi mbetet një nga emrat më aktivë në skenën bashkëkohore europiane.

Filozofia që përshkoi gjithë mbrëmjen në Londër pati artin si shërbim dhe si urë lidhëse. Nga Durrësi në Spanjë, nga rrënjët tek universi artistik ndërkombëtar, rrugëtimi i tij tregon qartë se muzika nuk njeh kufij, por ndërton lidhje të reja mes njerëzve dhe kulturave dhe Flori di ta bëjë më së miri këtë, kudo që interpreton.

Aktivitetet e tij koncertore dëshmojnë përkushtimin ndaj artit dhe një histori të bukur suksesi personal e familjar që frymëzon, teksa përfaqëson vendin me dinjitet në skenat europiane.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...