Kokaina/Administratori i një lokali në plazh dhe truproja e tij arrestohen nga policia

Date:

Share post:

Një lokal në lagjen nr. 13, zona e plazhit në Durrës, që ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të kokainës, u bë objekt i një operacioni të suksesshëm policor. Operacioni i koduar “Repeat,” pjesë e megaoperacionit “Tempulli,” çoi në arrestimin e dy shtetasve në flagrancë. Të arrestuarit, sipas policisë vendore, janë Donald Tringa, 27 vjeç, i cili administronte lokalin dhe e kishte përshtatur për aktivitetin kriminal, si dhe Diamant Shkina, 33 vjeç, i punësuar ilegalisht si bodyguard, i cili shiste kokainën tek klientët e lokalit.
Gjatë aksionit u sekuestruan një sasi kokainë dhe një përforcues grushti. Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...