Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Date:

Share post:

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe Xhafer Bajos, të cilët në shkurt të këtij viti, vunë tritol në makinën e Mirash Gjikolës.Në banesën në Shëndëlli të Ignasjo Kasos, policia ka sekuestruar një pistoletë me fishekë.

57-vjeçari nga Lezha dhe banim në një fshat të Konispolit, Mirash Gjikola, gjeti një sasi lënde eksplozive në sediljen e makinës ndërsa lëvizte në rrugën Shëndëlli-Vrinë mëngjesin e 5 shkurtit.

Fatmirësisht lënda eksplozive nuk shpërtheu, teksa nuk kishte funksionuar lidhja mes kapsollit dhe gjashtë kallëpeve të tritolit, montuar në sediljen e pasme të automjetit të Gjikolës.

Për këtë ngjarje, Policia ka shpallur më herët në kërkim Griseld Taullajn, i dyshuar për sigurimin e numrit telefonik që do të përdorej për aktivizimin në distancë të eksplozivit, si dhe Xhafer Bajon, i dyshuar si autori kryesor i vendosjes së lëndës plasëse në automjet.

Ndaj tre të dyshuarve rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe për armëmbajtje pa leje.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...