RENEA në kërkim të autorit të vrasjes në Kamëz

Date:

Share post:

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Paskuqan, paraditen e të hënës pas një sherri banal në kalçeto.

Mësohet se fillimisht viktima, i identifikuar si Ardian Baloshi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital. 

Policia ka identifikuar autorin, Sadik Llanaj, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen me pistoletë.

Në kërkim të Llanjat janë vënë edhe forcat RENEA, pasi dyshohet se autori është i armatosur. Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë.

Sipas gazetarëve në vendngjarje, policia po merr në pyetje dëshmitarët okularë dhe familjarët e dy të rinjve dhe gjithashtu po këqyren edhe kamerat e sigurisë.

Ka dyshime se autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin.  Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi.

“Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jeteshtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...