Dy turistë ukrainas kanë përjetuar momente paniku në ujërat e Ksamilit, pasi mjeti lundrues me të cilin po lëviznin u përfshi nga kushtet e rënduara atmosferike dhe rrezikoi të fundosej.
Ngjarja ndodhi gjatë patrullimeve të shërbimeve të Njësisë Speciale Delta, të angazhuara në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Efektivët konstatuan një skaf të marrë me qira nga turistët, i cili po fundosej për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të krijuara nga moti i keq, rrymat e forta detare.
Forcat e Deltas ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e dy shtetasve ukrainas që ndodheshin në bord.
Fatmirësisht, turistët u shpëtuan pa pësuar dëmtime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg, ndërsa Policia Kufitare njofton se vijon të mbetet në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit.
Dallgë në Ksamil/ Rrezikuan mbytjen, Policia Kufitare shpëton çiftin e turistëve

©ZëriOnline