Konflikti mes fqinjëve në Rrogozhinë përfundon në vrasje, arrestohet 25-vjeçari

Date:

Share post:

Një konflikt i çastit mes dy fqinjëve në Rrogozhinë ka përfunduar me humbjen e jetës së një 60-vjeçari, ndërsa reagimi i menjëhershëm i Policisë çoi në identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar vetëm pak kohë pas ngjarjes.

Sipas policisë vendore, rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se mes shtetasve Meklan Meçe, rreth 25 vjeç, dhe Rrapush Memolla, rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, ku u përdorën mjete prerëse, 60-vjeçari u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa 25-vjeçari mbeti i dëmtuar lehtë në dorë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta operacionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. Meçe
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dështon aksioni në Fushë-Krujë, Ylli Zalla i arratiset RENEA-s

Policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar gjatë orëve të një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës...

Nga BIG te 51N4E, emrat e mëdhenj të arkitekturës garojnë sot për kampusin e UAMD

Durrësi është sot në qendër të një prej proceseve më ambicioze për të ardhmen e arsimit të lartë...

Ekspozita e Edmond Hysit në Durrës, Një udhëtim artistik mes abstraktes dhe identitetit krijues

Galeria e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” hapi dyert për ekspozitën personale të piktorit Edmond Hysi, një prej emrave...

Ndryshime në qarqe në Policinë e Shtetit

Skënder Hita firmos valën e radhës të ndryshimeve në Policinë e Shtetit pas përfundimit të konkursit për drejtuesit...