37-vjeçari grabit xhiron ditore të Vodafone në Durrës, ndalohet nga “Shqiponja”

Date:

Share post:

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se grabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani të një kompanie celulare.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 në lagjen nr. 16 të Durrësit, ku sipas policisë shtetasi Gerald Ramaj, 37 vjeç, dyshohet se hyri në dyqan dhe mori me forcë rreth 100 mijë lekë të rinj, xhiron ditore të biznesit, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, organizuan kërkimet dhe arritën ta lokalizojnë e ta kapin autorin e dyshuar në lagjen nr. 6 të qytetit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shoferi i dehur i autoambulancës aksidenton të moshuarin dhe përfundon në pranga në Korçë

Misioni për të shpëtuar jetë ka qenë buzë tragjedisë mbrëmjen e së premtes, kur një autoambulancë ka përplasur...

Vidhnin bizhuteri floriri dhe para në banesa, arrestohen 3 ‘skifterë’ në Patos 

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi kanë kryer vjedhje në disa banesa në...

Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë...

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë...