Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Date:

Share post:

Kërkimet e fundit arkeologjike të zhvilluara në Strikçan të Bulqizës, të cilat zbuluan një varr monumental të llojit mauzoleum, janë përzgjedhur zyrtarisht si finalistë për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik “Palmyra”.

Njëkohësisht, zbulimi është nominuar edhe për “Çmimin Special”. Këto vlerësime prestigjioze do të prezantohen në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik (BMTA), i cili do të zhvillohet nga data 29 tetor deri më 1 nëntor 2026, në Paestum, Itali.

Renditja në listën e 5 zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, së bashku me zbulimet e kryera në sitet e njohura si Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi, është dëshmi e potencialit të lartë shkencor që mbart ky zbulim.

Pjesëmarrja e shtetit tonë në këtë event për herë të parë, nëpërmjet këtij zbulimi, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë sonë kulturore në arenën ndërkombëtare.

Ky monument i veçantë ofron të dhëna thelbësore të reja e të rëndësishme arkeologjike, historike e epigrafike, në një zonë të pastudiuar më parë dhe hedh dritë mbi dinamikat sociale, organizimin e elitave lokale dhe arkitekturën funerare gjatë periudhës romake të vonë në Luginën e Bulqizës e më gjerë.

Nëpërmjet këtij zbulimi, hapet një kapitull i ri studimi që ndihmon për të kuptuar më shumë mbi rrjetet e komunikimit dhe transformimet sociale në brendësi të provincave gjatë kësaj periudhe.

Ky sukses është rezultat i punës kërkimore sistematike në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës” i realizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë, të cilët përgëzojnë drejtuesit e projektit, ekipin e gërmimit dhe të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e dëshmuar në zbulimin, dokumentimin dhe promovimin e kësaj pasurie kombëtare.

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...