Akuza: Drejtoresha e Postës së Durrësit dhe i shoqi frekuentojnë kazinotë/ Gjykata e lë në burg, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.

Gjatë seancës gjyqësore, ku u shqyrtua masa e sigurisë, prokurori Gazmend Frëngu ka sjellë edhe detaje të tjera nga hetimi, duke përmendur edhe frekuentimin e kazinove nga drejtoresha e filialit të postës dhe bashkëshorti i saj.

Elisabeta Mataj ka pranuar fjalën e mbrojtjes dhe nuk ka mohuar se ka frekuentuar kazino, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndalim ligjor apo kontraktor që ta pengonte të shkonte në ambiente të tilla dhe se nuk ka dijeni ku kanë përfunduar 69 milion lekët që i mungojnë filialit.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur me Postën që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

Ajo ka mohuar se i është shmangur drejtësisë, siç pretendoi akuza duke deklaruar se ka udhëtuar jashtë vendit më 10 korrik, ndërsa në datat 13 dhe 14 korrik ka qenë në punë.

Gjatë seancës gjyqësore, ku Prokuroria e Durrësit ka kërkuar “arrest me burg” për tre të arrestuarat, ndërsa mbrojtja ka kërkuar masë më të butë, “detyrim paraqitjeje”, kanë dalë edhe deklarata të reja nga të pandehurat.

Shefja e financës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Valbona Hoti Duni, mësohet se ka deklaruar para gjykatës se paratë e vjedhura nuk i ka mbajtur ajo, por i ka marrë drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në zyrën e saj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...