Banorët: “Mbetjet e Durrësit grumbullohen pranë shtëpive tona, gjendje alarmante”

Date:

Share post:

Banorë të lagjes 15 në Durrës, në rrugën “Aleksandër Goga”, pranë ish-Degës së Farave dhe ish-Parkut të Autobusëve, denoncojnë situatën që, sipas tyre, është krijuar nga grumbullimi i mbetjeve në këtë zonë të banuar.

Në këtë zonë pas gjendjes emergjente të krijuar nga mbetjet në Durrës, 8 vjet më parë, dhe lidhjes së kontratës me kompaninë që ka landfillin e Sharrës, u krijua një vendgrumbullim tranziti i përkohshëm për qytetin para dërgimit të tyre në Sharrë. Por ndërsa koha kalon ndërtimi i një vendgrumbullimi të posaçëm tranziti për mbetjet nuk u realizua dhe kjo zonë e rrethuar, por e hapur nga lart vazhdon të jetë funksionale nga shërbimi komunal bashkiak, duke u kthyet në problem për banorët e Spitallës.

Në një denoncim mbi situatën në këto ditë të nxehta gushti, një prej banorëve thotë se janë bërë vazhdimisht ankesa pranë Bashkisë Durrës, madje janë mbledhur edhe firmat e banorëve të zonës, por sipas tij, deri tani nuk ka pasur një reagim konkret.

Banorët kundërshtojnë faktin që, sipas tyre, një sasi e madhe mbetjesh grumbullohet pranë banesave, në një zonë ku jetojnë familje, fëmijë dhe të moshuar.

“Ne nuk mundemi as të hapim dyert dhe dritaret për shkak të erës së rëndë”, shprehen banorët, ndërsa ngrihen shqetësime edhe për mbetje që, sipas banorit, transportohen gjatë natës, përfshirë mbetje spitalore, si dhe mbetje të ndryshme, përfshirë dhe kafshë të ngordhura.

Banorët thonë se situata po ndikon në jetën e përditshme të familjeve të tyre dhe kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ata i drejtohen Bashkisë Durrës dhe institucioneve të mjedisit që të verifikojnë situatën dhe të marrin masa për zgjidhjen e problemit.

“Ky nuk është vend për të grumbulluar mbetjet e gjithë Durrësit”, shprehet banori, duke paralajmëruar se, nëse situata nuk ndryshon, banorët mund të ndërmarrin forma të tjera proteste për të kërkuar një zgjidhje.

Banorët kërkojnë që shqetësimi i tyre të merret seriozisht dhe Bashkia të gjejë sa më shpejt zgjidhje për ta.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...