Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 48-vjeçarin

Date:

Share post:

Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 48-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi rreth 50 metra.

plagosuri është Fluturim Salobehaj, banor i fshatit Kapaj. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipet e shpëtimit u detyruan të ndërhyjnë me litarë për të arritur te 48-vjeçari dhe për ta nxjerrë nga humnera.

Pas nxjerrjes, ai u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Pamjet që shoqërojnë lajmin tregojnë momentet e operacionit të shpëtimit, ku efektivët ecin të lidhur me litarë në terrenin e vështirë për të arritur te i plagosuri.

Njoftimi i Policisë:

Mallakastër/ Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçari.

Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.

Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.

Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë.

Shtetasi F. S. ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e Shtetit mbetet në çdo moment në shërbim dhe në ndihmë të qytetarëve, duke ndërhyrë në çdo situatë ku kërkohet ndihma e saj.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...

Kundërshtimi i pagave të drejtësisë nga gjyqsori, Kushtetuesja do ta shqyrtojë më 2 dhjetor

Më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për pagat. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve,...