Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Date:

Share post:

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, niveli më i lartë në vend. Pas Korçës renditen Gjirokastra me 77,5%, Vlora me 71,4% dhe Kukësi me 70,7%, duke treguar shkallën e lartë të përqendrimit të popullsisë në një pjesë të kufizuar të territorit.

Të dhënat publikohen në Raportin Përfundimtar të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0 dhe bazohen në Censin 2023 dhe në shpërndarjen e popullsisë në rrjetin standard europian 1×1 km.

Në Qarkun e Shkodrës, 67,2% e territorit rezulton pa banorë, në Dibër 62,3% dhe në Berat 60,8%. Lezha dhe Elbasani janë pranë mesatares kombëtare, me përkatësisht 54,3% dhe 53,6%.

Në kahun tjetër, përqendrimi më i madh i popullsisë në territor vërehet në Durrës, ku vetëm 20,6% e sipërfaqes rezulton pa banorë. Fieri ka 39,9% territor bosh, ndërsa Qarku i Tiranës 43,7%.

Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.

Dallimi është veçanërisht i fortë në qarqet malore dhe në juglindje. Korça, megjithëse ka një nga qendrat urbane më të konsoliduara të vendit, ka një territor të gjerë ku popullsia është e rrallë ose mungon.

E njëjta dukuri shihet në Gjirokastër, Kukës dhe në pjesë të Qarkut të Vlorës.

Kjo strukturë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për reformën territoriale. Një bashki ose qark mund të ketë një qendër urbane relativisht të dendur, por njëkohësisht të administrojë sipërfaqe të mëdha me shumë pak banorë.

Në këto zona, kostot për rrugët, transportin, shërbimet sociale, emergjencat dhe administrimin për banor mund të jenë dukshëm më të larta.

Raporti nënvizon pikërisht këtë problem kur shpjegon se dendësia tradicionale popullsi për kilometër katror nuk mjafton për të kuptuar mënyrën se si banohet realisht territori.

Për këtë arsye, analiza plotësohet me dendësinë e perceptuar dhe me tregues të përqendrimit hapësinor të popullsisë./ Monitor

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...