I drejtoi armën 4 policëve që po kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Date:

Share post:

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan, pasi dyshohet se ka kanosur me një send të ngjashëm me armë katër punonjës policie, të cilët po kryenin detyrën.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku efektivët e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan po ushtronin kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit me iniciale B. B.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve, vëllai i të kërkuarit, 41-vjeçari me iniciale B. B. (Ç.), dyshohet se u ka drejtuar efektivëve një armë të dyshuar manovër, duke i kanosur ata gjatë ushtrimit të detyrës.

Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.

Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.”, njofton policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...