Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Date:

Share post:

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë ka zbuluar drogën e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili.

Në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe strukturat doganore, kontrolloi imtësisht një kontejner që, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit, në pjesën e jashtme të kapakëve të kontejnerit u zbuluan 37 paketime me kokainë, me peshë totale 41 kilogramë e 350 gramë.

Sipas përllogaritjeve të policisë, droga kap një vlerë në treg prej rreth 2 milionë eurosh.

Ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji, duke e kthyer portin në një prej pikave ku strukturat e antinarkotikëve kanë intensifikuar kontrollet ndaj ngarkesave të ardhura nga Amerika Latine.

Hetimet vijojnë për të zbardhur itinerarin e kokainës, destinacionin final dhe personat që qëndrojnë pas kësaj ngarkese. Deri tani nuk bëhet e ditur nëse ka persona të arrestuar për këtë rast.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...