Një objekt i dyshimtë i gjetur në rrugë ka alarmuar qytetarët në lagjen nr. 4 të Durrësit, pasi një aparat celular ishte lidhur me një sasi të vogël lënde plasëse.
Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektit. Lënda plasëse u çaktivizua dhe, sipas Policisë, çdo rrezik për qytetarët u eliminua.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vendosur objektin e dyshimtë.
Celulari dhe lënda detonatore e ngjitur në të nuk përbënin rrezik, pasi fijet nuk ishin të lidhura. Prania e objektit në rrugë dyshohet të jetë vendosur për të përhapur panik në zonë e njerëz. Një ditë më parë emailet kërcënuese për bomba në institucione qenë një tjetër alarm për qytetarët.
©ZëriOnline


