Skadon afati i rregullave të fleksibilitetit për hyrje-daljet në BE, priten radhë dhe vonesa në pikat kufitare

Date:

Share post:

Udhëtarët drejt BE-së mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi masat fleksibilizuese për Sistemin e Hyrje-Daljeve (EES) të bllokut kanë përfunduar zyrtarisht, megjithëse burime të shumta për The Guardian kanë bërë të ditur se disa shtete anëtare nuk do të zbatojnë kontrollet biometrike.

Javën e kaluar, kompanitë ajrore i kërkuan Komisionit Evropian të zgjasë kompetencat për pezullimin e kontrolleve të EES-së kur është e nevojshme, deri në fund të vitit 2026, ndërsa afati për masat e “fleksibilitetit” përfundoi më 6 shtator.

Kulmi i sezonit turistik nuk ka sjellë përsëritje të radhëve të gjata që u panë në disa aeroporte evropiane në fillim të verës, të cilat bënë që shumë pasagjerë të humbnin fluturimet. Linjat ajrore dhe operatorët turistikë paralajmërojnë se kontrollet biometrike mund të rrisin ndjeshëm kohën e pritjes në aeroporte dhe pika të tjera kufitare.

Sistemi parashikon regjistrimin e udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së, duke përfshirë fotografimin dhe marrjen e gjurmëve të gishtërinjve gjatë kalimit kufitar.

Edhe pse Brukseli nuk e ka zgjatur periudhën e lehtësirave, duket se udhëtarët mund të mos përballen me ndryshime për shkak të problemeve teknike me sistemin në disa vende, përfshirë kontrollet biometrike, gjurmët e gishtërinjve. Në disa shtete të BE, pasagjerët nga vende jo anëtare nuk po kontrollohen edhe me qëllimin për të shmangur radhët e gjata dhe kjo mund të vazhdojë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha javën e kaluar: “Jemi në kontakt të ngushtë dhe konstruktiv me ato pak shtete anëtare ku nevojiten disa përshtatje në pika të caktuara të kalimit kufitar. Dhe gjatë një periudhe shtesë të përshtatjes operacionale, e cila nevojitet në këto pak pika kufitare që ende po përshtaten me funksionimin e sistemit, Komisioni është i gatshëm t’u ofrojë mbështetje shtesë këtyre shteteve anëtare.”

spot_img

Artikuj të lidhur

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...

Poezia e Durrësit në një libër, 115 zëra poetikë bashkë në një antologji

115 poetë durrsakë janë bërë bashkë në një vëllim të vetëm, në një botim që synon të ruajë...