Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Date:

Share post:

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili njoftoi se skulptura e njohur pas një rrugëtimi nga Butrinti në Romë dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, tai është sërish pjesë e qytetit antik.

Gonxhja e cilëson rikthimin e Deas si një moment të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore, pasi vizitorët do të kenë mundësinë ta shohin veprën në vendin ku u zbulua.

Sipas ministrit, mbi 200 mijë persona kanë vizituar Butrintin gjatë tetë muajve të parë të vitit, ndërsa rikthimi i veprave të rëndësishme shihet si një mënyrë për ta pasuruar më tej përvojën e turistëve dhe për të forcuar rolin e qytetit antik si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në vend.

Por ndërsa në Butrint një prej ikonave të trashëgimisë shqiptare rikthehet “në shtëpi”, në Durrës mbetet ende një situatë që ngre pikëpyetje.

Mozaiku i famshëm “Bukuroshja e Durrësit”, i cili u rikthye në qytet disa muaj më parë, pas qëndrimit për vite të tëra në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, nuk është ende i vizitueshëm nga publiku në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Foto: ZeriOnline

Kthimi i veprave në vendet ku janë zbuluar është një hap i rëndësishëm, por vlera e tyre për publikun nis realisht atëherë kur ato bëhen të aksesueshme për vizitorët. Për Durrësin tonë, një prej qyteteve më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë dhe një destinacion i frekuentuar nga turistët, pritja për të parë nga afër “Bukuroshen e Durrësit” vijon ende.

Rikthimi i Deas në Butrint sjell kështu një lajm të bukur për trashëgiminë kulturore, por njëkohësisht rikthen në vëmendje edhe pyetjen se kur do të mund ta shohin vizitorët vendas e të huaj “Bukuroshen e Durrësit” që mbërriti e copëtuar në muze dhe përfundoi në kuti kartoni?
V. Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...