Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Date:

Share post:

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët ndryshon përcaktimi i zonave të rezidentëve: për secilën rrugë të zonave A dhe B përcaktohet tashmë edhe lagjja përkatëse, ndërsa 93 hapësira publike do të përdoren për parkim pa pagesë vetëm për rezidentët. Vendimi i ri synon të qartësojë mënyrën se si qytetarët përfitojnë të drejtën e parkimit si rezidentë dhe të përcaktojë më saktë hapësirat ku mund të parkojnë pa pagesë pranë banesës.

Ndryshimet u miratuan pa votat e opozitës dhe prekin vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 66, datë 25.06.2024, për përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugët dhe sheshet e Bashkisë Durrës.

Këto janë rrugët e zonës A dhe lagjet përkatëse

Ishte: Miratimin e zonave A dhe B, të destinuara për parkim me pagesë në rrugë, sipas listës së mëposhtme dhe planvendosjes bashkëlidhur.

ZONA A:

  1. Rruga “Taulantia”
  2. Rruga e “Currilave”
  3. Bulevardi “Epidamn”
  4. Bulevardi “Dyrrah”
  5. Rruga “Egnatia”
  6. Rruga “Mars 91”
  7. Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
  8. Rruga e “Dëshmorëve”
  9. Rruga “Adria”
  10. Rruga “Pavarsia”
  11. Rruga “Hafiz Ali Podgorica”

Bëhet: Miratimin e zonave A dhe B, të destinuara për parkim me pagesë në rrugë duke përcaktuar dhe lagjet respektive për secilën rrugë sipas listës së mëposhtme:

ZONA A:

  1. Rruga “Taulantia” – Lagjia nr. 1
  2. Rruga e “Currilave” – Lagjia nr. 1
  3. Bulevardi “Epidamn” – Lagjia nr. 3 dhe nr. 1
  4. Bulevardi “Dyrrah” – Lagjia nr. 11 dhe nr. 4
  5. Rruga “Egnatia” – Lagjia nr. 3 dhe nr. 4
  6. Rruga “Mars 91” – Lagjia nr. 4
  7. Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1) – Lagjia nr. 11, nr. 2, nr. 9
  8. Rruga e “Dëshmorëve” – Lagjia nr. 11, nr. 6, nr. 5
  9. Rruga “Adria” – Lagjia nr. 12 dhe nr. 17
  10. Rruga “Pavarsia” – Lagjia nr. 13
  11. Rruga “Hafiz Ali Podgorica” – Lagjia nr. 11 dhe nr. 4

Po në zonën B?

  1. Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2) – Lagjia nr. 9, nr. 6, nr. 7, nr. 8, nr. 18
  2. Rruga “Mujo Ulqinaku” – Lagjia nr. 12, nr. 5, nr. 16
  3. Rruga “Stefan Kaculini” – Lagjia nr. 17 dhe nr. 14
  4. Rruga “Glaukia” – Lagjia nr. 17 dhe nr. 14
  5. Rruga “Hysen Kërtusha” – Lagjia nr. 6, nr. 5, nr. 16, nr. 18

Bashkia argumenton se gjatë zbatimit të vendimit të mëparshëm janë evidentuar paqartësi në përcaktimin e hapësirave ku rezidentët mund të ushtrojnë të drejtën e parkimit. Për këtë arsye, përcaktimi i lagjeve për secilën rrugë synon të lidhë më qartë të drejtën e rezidentit me zonën ku ai banon.

93 hapësira parkimi falas vetëm për rezidentët

Një nga ndryshimet më konkrete është përcaktimi i hapësirave publike ku rezidentët do të mund të parkojnë pa pagesë.

Nga verifikimet në terren janë evidentuar:

  • 54 hapësira publike në Zonën A
  • 39 hapësira publike në Zonën B

Në total, bëhet fjalë për 93 hapësira publike të destinuara për parkim pa pagesë vetëm për rezidentët, sipas planvendosjes së miratuar.

Ishte: Miratimin e parkimit pa pagesë për rezidentët në hapësirat publike midis pallateve në të gjithë territorin administrativ të Bashkisë Durrës, përfshirë edhe zonën A dhe B.

Bëhet: Miratimin e parkimit pa pagesë për rezidentët në hapësirat publike të zonës A dhe B, sipas planvendosjes bashkëlidhur. Aplikimi të kryhet pranë njësisë administrative përkatëse, verifikimi i kërkesës dhe përputhshmërisë së saj me vendbanimin e përhershëm të aplikuesit, të kryhet nga njësia administrative.

Pra, parkimi falas nuk do të lidhet thjesht me faktin që qytetari është rezident në Durrës, por me zonën konkrete të vendbanimit dhe hapësirën e përcaktuar të parkimit.

Si do të aplikohet?

Rezidenti do të aplikojë pranë njësisë administrative ku ka vendbanimin. Gjatë aplikimit duhet të përcaktojë edhe hapësirën publike të parkimit për të cilën kërkon të pajiset me vërtetimin e rezidentit.

Dokumentet që kërkohen janë:

  • dokumenti i pronësisë së automjetit;
  • certifikata e pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë;
  • çdo dokumentacion tjetër që vërteton të drejtën mbi banesën;
  • dokumenti i identifikimit.

Njësia administrative do të verifikojë dokumentacionin dhe nëse hapësira e përzgjedhur për parkim përputhet me vendbanimin e përhershëm të aplikuesit. Më pas, dosja do t’i përcillet Bashkisë Durrës, e cila do të procedojë me pajisjen me vërtetimin e rezidentit.

Ndryshon edhe dokumenti që provon banimin

Ishte: Certifikatë e pronësisë së shtëpisë së banimit/kontratë qiraje.

Bëhet: Certifikatë e pronësisë së shtëpisë së banimit/kontratë qiraje/çdo dokumentacion tjetër që vërteton pronësinë e banimit.

Ndërkohë, vendimi parashikon vijimin e tarifës fikse vjetore prej 10 mijë lekësh për parkimin e rezidentëve në zonat A dhe B, për të drejtën e parkimit në rrugët e destinuara për parkim publik me pagesë brenda njësisë së banimit ku janë rezidentë, për një automjet.

Sipas Bashkisë, ndryshimet synojnë që sistemi i parkimit të jetë më i qartë në zbatim dhe që rezidentët të kenë akses në hapësirat e përcaktuara pranë zonës së tyre të banimit.

L.B.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...

Haga: 81 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur më 16 shtator aktgjykimin në një prej proceseve më...

Shefi i OpenAI pranon: “Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë”

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman thotë se publiku duhet të ketë më shumë besim te kompanitë e...

Alban Xhelili reagon pas prezantimit si drejtor i Postës në Durrës: “Një sfidë e re që e marr seriozisht…”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, ka nisur detyrën e re si Drejtor i Filialit të Postës Shqiptare...