Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku 61-vjeçari F. F., banues në lagjen nr. 1, dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në dorë 52-vjeçarin Elton Shllaku, banues në Durrës.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.


