Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, përballë Muzeut arkeologjik, ku i plagosuri ka marrë dëmtime në dorë. Pas ngjarjes, ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plagosjes.
Deri në këto momente, nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Hetimet vijojnë.
©ZëriOnline


