Policia e Korçës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të edicionit të parë të maratonës ndërkombëtare “Little Paris”, që do të zhvillohet nesër në qytetin e Korçës.
Aktiviteti sportiv i organizuar nga shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me bashkinë Korçë, do të zhvillohet gjatë paradites datë 20.09.2026, në qytetin e Korçës, dhe përfshin 3 disiplina garuese.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 20.09.2026, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në rrugët e mëposhtme:
-bulevardi “Republika”, bulevardi “Rilindasit”, rrugët “Erdoej”, “Dishnicë-Kryqëzimi i Çifligut”, “Muzakaj”, “Marigo Pozoi”, “Isan Korça”, “Petro Strugji”, te kryqëzimi i Ersekës, “Antonio Athanas”, në drejtim të Polit të Eventeve deri në fshatin Qatrom.
Në kthim të garuesve,
rrugët “Gaqo Avrazi”, “Koço Tupa”, bulevardi “Fan Noli”, rrugët “Kiço Greço”, “Midhi Kostani”, “Teli Samsuri”, “Niko Kovaçi”, deri te pika e nisjes, bulevardi “Republika”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, që përgjatë këtij intervali kohor të përdorin segmentet rrugore “Kryqëzimi i Plasës-Kryqëzimi i Libonikut” dhe “Qatrom-Voskop-Lumalas”, ndërsa për qytetarët apelon që të shmangin përdorimin e mjeteve deri në përfundim të aktivitetit dhe të qarkullojnë në rrugët dytësore brenda lagjeve.


