Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Date:

Share post:

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, ku sipas informacioneve një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Krimi është regjistruar në një kompleks që ndodhet pas shkollës “Harry Fultz”. Në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.

Viktima është Lumturi Patushi 58 vjeçe ndërsa autori është Hysni Patushi 68 vjeç. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit, i cili ka qenë në banesë në momentin e krimit. 

Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Pas krimit, autori Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja. Policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po zhvillon kontrolle për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e krimit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e gruas.

“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Skandali me figurën e Cerciz Topullit, dorehiqet drejtori i Trashegimise Kulturore ne Gjirokaster Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Bordi i Transparencës ka zhvilluar mbledhjen e parë pas shpalljes së situatës së rënduar në tregun e hidrokarbureve....

Trump njofton marrëveshjen për Groenlandën: Do të kontrollojmë sigurinë e saj! SHBA siguron të drejta të përhershme ushtarake në ishull

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e reduktimit të pranisë së tyre ushtarake në...