Detaje nga plagosja te “Petro Nini”, 49-vjeçari në gjendje kritike; arrestohet autori

Date:

Share post:

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me thikë e ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. I plagosuri, Kreshnik Cara, 49 vjeç, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e Kreshnik Carës, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, paraqitet e rëndë.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, Cara ndodhet i shtruar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë disa goditje me thikë në pjesën e barkut.

Ndërkohë, ka një zhvillim të ri edhe nga hetimet për ngjarjen. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili fillimisht ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që përfundoi me plagosjen e Carës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Kapet në Rusi “bosi” i 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu

Një prej emrave më të kërkuar të dosjes së madhe të kokainës është vënë në pranga. Salvatore alias...

Arresti i drejtoreshës së SHISH, Rama i delegon kompetencat Elvis Lilës, Drejtor i Departamentit Operativ

Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi...

Sërish zjarr në qytetin e Vlorës, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Një tjetër zjarr është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në zonën mbi Spitalin...

Skandali me cerifikatën e COVID-it, reagon trajneri i Zvicrës: Do të gjejmë një zgjidhje për Granit Xhakën

Situata e Granit Xhakës ka marrë vëmendje të madhe në Zvicër, pas pranimit të mesfushorit se gjatë pandemisë...