Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar, grabitur dhe sulmuar seksualisht në banesën e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. I dyshuari është një 43-vjeçar me inicialet F. Y., banor i të njëjtit pallat me të moshuarën.
Dyshohet se 43-vjeçari ka trokitur në derën e banesës dhe, pasi 70-vjeçarja i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. E moshuara ka humbur ndjenjat, ndërsa autori i dyshuar ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra.
Sipas dyshimeve të grupit hetimor, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari dyshohet se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.
Pas denoncimit, policia ka marrë dëshminë e të moshuarës dhe ka sekuestruar sëpatën, që dyshohet se është përdorur në sulm.
43-vjeçari F. Y. është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave. Sipas policisë, ai dyshohet gjithashtu se është përdorues i lëndëve narkotike.


