Banorët e Durrësit dhe zonave përreth do të përballen me kufizime të përkohshme në furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime njofton se shkak është stakimi i energjisë elektrike nga OST në linjën 110 kV, e cila furnizon stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.
Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë parashikohet të zgjasë rreth 5 orë, nga 09:00 deri në 14:00, çka do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonat rurale.
SHRUK thotë se pas rikthimit të energjisë elektrike do të vijojë puna për normalizimin e furnizimit me ujë, ndërsa u kërkon abonentëve mirëkuptim për situatën e përkohshme.



