Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin. Dyshohet e qëllimshme

Date:

Share post:

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.

Në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht. Paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Njoftimi policisë:

Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 01:40, në Milot, në një subjekt për përpunimin e inerteve, në administrim të shtetasit K.B., janë djegur 4 kamionë dhe 1 eskavator. Gjithashtu, në spital është paraqitur roja i objektit, shtetasi M. M., 60 vjeç, me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruan policia.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Hollywood-i hyn në një epokë të re, Paramount merr Warner Bros

Bota e Hollywood-it hyn në një epokë të re. Paramount Skydance ka përfunduar zyrtarisht marrjen e Warner Bros...

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...