Zbulohet “fabrika” e kanabisit brenda një godine, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani

Date:

Share post:

Një kontroll rutinë i policisë në Kalbe të Gjermanisë ka çuar në zbulimin e një plantacioni të madh kanabisi, të ngritur brenda një godine të pabanuar. Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë, 32 dhe 56 vjeç.

Ngjarja ndodhi pasditen e 2 tetorit, kur efektivët që patrullonin në zonë vunë re një erë të fortë kanabisi që vinte nga një objekt në rrugën Breiten Weg.

Policët dyshuan se brenda godinës mund të zhvillohej aktivitet i paligjshëm dhe vendosën të kryenin një kontroll. Brenda objektit ata zbuluan rreth 800 bimë kanabisi, të cilat ndodheshin në faza të ndryshme të rritjes.

Në ambientet e godinës ndodheshin edhe dy shqiptarët, 32 dhe 56 vjeç, të cilët u ndaluan menjëherë nga policia.

Të dy të dyshuarit dolën para gjykatës më 3 tetor, pas kërkesës së Prokurorisë së Stendalit. Gjykata vendosi paraburgimin e tyre dhe më pas ata u dërguan në institucionet penitenciare.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende publike detaje mbi mënyrën se si ishte organizuar plantacioni, personat që qëndrojnë pas aktivitetit apo rolin konkret të dy shqiptarëve.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë aktivitetin dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i 80-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 80-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në...

Kush është Roni Yeffet? Biznesmeni që u vu në qendër të hetimeve të SPAK-ut

Roni Yeffet është një biznesmen me origjinë izraelite, i lindur në Jerusalem në vitin 1966, i cili prej...

12-vjeçari humbi jetën në Tiranë, dyshohet për arrest kardiak

Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e diel, pasi është dërguar pa shenja jete në një spital privat...

Ish-kreu i inteligjencës gjermane arrestohet nën dyshimin për spiunazh, dyshohet se mori rreth 2 mijë dokumente sekrete

Ish-presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, është arrestuar këtë të martë nën dyshimin...