Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, njofton Ambasada e SHBA

Date:

Share post:

Një shtetas ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev për dyshime lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktivitetin e një organizate kriminale, është arrestuar në Aeroportin e Rinasit.

Operacioni u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe homologëve ukrainas. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një njoftimi.

“Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona”, shkruan Ambasada Amerikane.

spot_img

Artikuj të lidhur

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 7 persona; mes tyre edhe të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan, ku...

Sot jepet Çmimi Nobel i Letërsisë; si funksionon gara sekrete për çmimin prestigjioz

Të enjten (8 tetor) rreth orës 13:00, bota letrare do të hedhë sytë duke mbajtur frymën drejt Stokholmit:...

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...