Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e zjarrit. Zjarrfikësit vunë flakët nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e tyre dhe duke shmangur pasoja më të rënda.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat në të cilat kanë nisur flakët, si dhe për të bërë një bilanc të plotë të dëmeve materiale.


