Oficeri i Gardës Dionis Novaku, drejtori i ri i Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës

Date:

Share post:

Drejtuesi i ri u prezantua nga kreu i Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Novaku ka shërbyer në Forcat Speciale, në strukturat e sigurisë së Ambasadës Amerikane dhe në Gardën e Republikës. Dionis Novaku është emëruar në krye të Forcës së Sigurisë Portuale në Durrës. Ai u prezantua mëngjesin e kësaj të hëne nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.

Në prezantim ishte i pranishëm edhe ish-drejtuesi i kësaj strukture, Alfred Velaj, i cili do të vijojë të kontribuojë në sigurinë portuale si këshilltar i jashtëm.

Kreu i Autoritetit Portual shprehu besimin se përvoja dhe formimi profesional i Novakut do të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të sigurisë në portin e Durrësit, një prej infrastrukturave kritike më të rëndësishme të vendit.

Novaku ka një karrierë të gjatë në fushën e sigurisë, me përvojë në Forcat e Armatosura, strukturat e sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë, sistemin penitenciar dhe Gardën e Republikës. Në vitet 2008-2014, ai shërbeu si komandant grupi në Batalionin e Forcave Speciale dhe mori pjesë në tri misione në Afganistan, përfshirë detyra si instruktor dhe mentor në kuadër të misionit ISAF.
Më pas, nga viti 2014 deri në vitin 2018, mbajti detyra si mbikëqyrës, trajnues dhe zëvendëskomandant i rojeve lokale pranë Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Përvoja e tij përfshin gjithashtu shërbimin si oficer policie në IEVP “Jordan Misja” dhe angazhimin si ndihmësekspert sigurie në misionin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Prej dhjetorit 2020, ai ka shërbyer si oficer sigurie në Gardën e Republikës.

Gjatë karrierës së tij, Novaku është angazhuar në drejtimin dhe trajnimin e personelit, vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e situatave emergjente dhe bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese.

Ai është vlerësuar me çmimin “Eagle Award” nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Medaljen e NATO-s për pjesëmarrjen në operacionin ISAF, si dhe me medalje karriere dhe shërbimi nga Forcat e Armatosura.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Durrës, Shijak dhe zonat përreth

Furnizimi me ujë mund të ketë probleme nesër në të gjithë zonën e shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, për...

E sulmojnë sapo përgatiti kafen, ish-shefi i zjarrfikëses dhunohet me levë në Ballsh

Ish-shefi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar me levë nga persona të maskuar mëngjesin e...