Një tjetër vrasje e dyshuar si hakmarrje është parandaluar në qarkun e Lezhës. Policia ka arrestuar në Fushë-Milot një 37-vjeçar, vëllai i Ilir Likës, 40 vjeç, i vrarë më 9 korrik 2026 në Kurbin. Policia dyshon se familjari i tij po përgatitej një vrasje për hakmarrje pas ekzekutimit të Ilir Likës në korrik. 37-vjeçari u arrestua në Fushë-Milot me një armë automatike “Skorpion” dhe 16 fishekë.
Operacioni i koduar “Argos” u finalizua nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. I arrestuari, Emanuel Gehard, i njohur edhe me mbiemrat Basha dhe Lika, u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Sipas policisë, 37-vjeçari ka precedentë kriminalë dhe dyshohet se po përgatitej të kryente një vrasje për hakmarrje, në lidhje me ekzekutimin e të vëllait.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe qëllimin e dyshuar të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së Ilir Likës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
©ZëriOnline


