E sulmojnë sapo përgatiti kafen, ish-shefi i zjarrfikëses dhunohet me levë në Ballsh

Date:

Share post:

Ish-shefi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, Armand Aliaj, është dhunuar me levë nga persona të maskuar mëngjesin e sotëm në Ballsh, teksa ndodhej i vetëm në lokalin e tij.
Sulmi ndodhi rreth orës 07:00. Sipas dëshmisë së Aliajt, ai sapo kishte përgatitur kafen e mengjesit kur autorët e goditën nga pas, pa i thënë asnjë fjalë. Pas sulmit, ata u larguan me një automjet tip “Audi Q5”.

Aliaj ka shkuar vetë në spitalin e Ballshit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe shpatull. Më pas, u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Në dëshminë e dhënë, Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia po heton për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

SPAK njofton, godet grupin e strukturuar kriminal që ndihmonte kalimin e paligjshëm të kufijve, arrestohen shtatë persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për...

95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare

Në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, është inauguruar në Menkulas të Devollit muzeu kushtuar...

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Durrës, Shijak dhe zonat përreth

Furnizimi me ujë mund të ketë probleme nesër në të gjithë zonën e shërbimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, për...

Lëvizte me makinë të blinduar dhe armë automatike, arrestohet vëllai i 40-vjeçarit të vrarë në Kurbin

Një tjetër vrasje e dyshuar si hakmarrje është parandaluar në qarkun e Lezhës. Policia ka arrestuar në Fushë-Milot...