Aktet e dhunës dje në protestë/ 10 të arretsuar në Tiranë, mes tyre edhe një amerikan! 22 të tjerë në hetim

Date:

Share post:

10 persona u arrestuan nga policia për protestën e djeshme, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë

Sipas policisë, të arrestuarit janë nga mosha 18 vjec deri në 37 vjec, mes të cilëve është edhe një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas i huaj, amerikan. Julien Uilliams.

Në një njoftim zytar policia thotë se këtë persona janë kapur “duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore”.

Gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, janë dëmtuar 8 punonjës policie.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Klers Baci

Livia Losha

Julien Williams

Majkell Jajaj

Romario Bodoj

Elvis Xhafa

Ezekiel Belegu

Enrik Voka

Klejdi Spaho

Klejvi Balla

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me...