Përshkallëzohet protesta në Durrës, të rinjtë thyejnë xhamat e Postës; shoqërohen 25 persona

Date:

Share post:

Protesta e të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar këtë të shtunë në Durrës, ku përplasjet me policinë kanë përfunduar me shoqërimin e 25 personave, mes tyre tre të mitur.

Marshimi nisi rreth orës 11:30 në qendër të qytetit, pranë sheshit “Liria”, ku të rinjtë u mblodhën në ditën e pestë të protestave kundër qeverisë.

Situata u tensionua kur një grup protestuesish u drejtua drejt filialit të Postës dhe theu xhamat e jashtëm të godinës. Pas këtij incidenti, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë të rinjtë dhe nisën shoqërimet në komisariat.

Ndërhyrja e policisë vijoi edhe jashtë zonës ku ndodhi incidenti. Efektivë me uniformë dhe punonjës me rroba civile ndoqën protestuesit në rrugicat e qytetit, ndërsa lëvizjet e tyre krijuan probleme në qarkullim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar e qëlloi nga pas këngëtarin në Shkodër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj të Shkodrës.  Sipas informacioneve paraprake, i...

Ylli anglez Harry Kane emocionon me dedikimin: “Ky Top i Artë është edhe i yti, të dua!”

Një moment i mbushur me emocione, dashuri dhe mirënjohje. Harry Kane, në fjalimin e tij pas fitimit të...

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me...