Durrës, seancë maratonë për 22 protestuesit e arrestuar, ndërpritet seanca

Date:

Share post:

Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet këtë të diel seanca për caktimin e masave të sigurisë për 22 protestuesit e arrestuar pas përplasjeve të dhunshme të së enjtes, ditën e parë të protestës në qytet.

Seanca është ndërprerë për t’u dhënë kohë avokatëve të njihen me aktet e dosjes. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve, pritet që seanca të zgjasë për disa orë. Masat e sigurisë do të caktohen nga gjyqtari Orgent Nazaj.

Të arrestuarit akuzohen në lidhje me episodet e dhunshme të regjistruara gjatë protestës, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, me hedhje gurësh dhe sendesh të forta. Gjatë incidenteve mbeti i lënduar në kokë edhe nëndrejtori i policisë Idriz Daullja.

Mes 22 personave të arrestuar është edhe Ndrec Pjetri, ish-kandidat i opozitës për deputet dhe Orest Berberi, aktivist i opozitës.

Ndërkohë, një ditë më parë u zhvilluan veçmas seancat për dy të miturit e arrestuar gjatë së njëjtës protestë. Për të dy u caktua masa e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, por gjykata mbajti qëndrime të ndryshme për ligjshmërinë e arrestimit: për njërin e vlerësoi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për tjetrin të ligjshëm.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt...