Protestat në Tiranë, 28 të lënduar përfundojnë në spital: efektivë policie, protestues dhe gazetarë

Date:

Share post:

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel, më 18 tetor, duke bërë të ditur se 28 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në dy spitalet kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 23 persona, mes tyre 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.

Ministria bën të ditur se një efektiv policie vijon të marrë trajtim në urgjencën e Spitalit të Traumës, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë persona të lënduar, dy efektivë policie dhe tre protestues.

Nga këta, vetëm një efektiv policie vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa katër personat e tjerë janë larguar pas marrjes së ndihmës dhe këshillave mjekësore.

Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se, nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14. Mes tyre janë pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese e medias.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:

-17 efektivë policie

-1 protestues (i mitur)

-1 përfaqësuese e medias

– 4 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14, 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:

-2 efektiv policie

-3 protestues

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë”, thuhet në njoftim.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...

Familja e 25-vjeçares skoceze që humbi jetën në Durrës kërkon ndihmë: Duhen 10 mijë paund për kthimin e trupit

Familja e Ferne King, 25-vjeçares nga Skocia që humbi jetën gjatë pushimeve në Durrës, po kërkon ndihmë financiare...

Arrestime të ligjshme” Gjykata jep masat e sigurisë për protestuesit

4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në...