Në orën 03.00 të mëngjesit, ora do të shkojë automatikisht 2 që do të thotë se do të flemë më shumë, ndërsa do të kemi më pak orë me dritë.
Nesër që është edhe e diela e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore.
Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.
Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës dimërore ose verore.
Ky sistem është në fuqi që prej vitit 1981, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme është hedhur ideja për ta shfuqizuar.
©ZëriOnline


