Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i regjistrimit online i agjencisë të dalë jashtë funksionit, vetëm një javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Sipas një emaili të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, incidenti ka prekur sistemin online të komisionit në një moment të rëndësishëm, përpara zhvillimit të zgjedhjeve.
Në një deklaratë zyrtare, FEC konfirmoi ndërprerjen e shërbimit, duke bërë të ditur se stafi i teknologjisë së informacionit po punon për rikthimin e tij
“Sistemi i regjistrimit online i Komisionit është aktualisht jashtë funksionit dhe stafi i IT-së po punon me zell për të rivendosur shërbimin”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, agjencia sqaroi se disa shërbime të tjera të faqes së internetit vijojnë të jenë të disponueshme. Përdoruesit mund të kërkojnë ende raporte financiare dhe dokumente të mëparshme të publikuara nga komisioni.
Komisioni Federal i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të kandidatëve dhe komiteteve politike në SHBA.
Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme lidhur me incidentin dhe nuk pranuan të komentojnë më shumë mbi ndërprerjen e sistemit.


