Urdhri i dëbimit/ Shqiptari nga burgu federal në Brooklyn: “Ndoshta nuk do ta hap më atë derë”

Date:

Share post:

Aleksandër Nilaj, shqiptari i ndaluar nga ICE, pas 20 vitesh në SHBA, ka publikuar ditët e fundit një letër prekëse nga burgu. Mijëra njerëz në Bronx raportohet dhe nga mediat amerikane në zonë se kanë mbetur pa ndihmën humanitare që ofronte organizata e tij.
Nga qelia e burgut federal Metropolitan Detention Center në Brooklyn, Nilaj ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje, dhimbjeje dhe shprese. Në letrën e publikuar më 27 tetor, ai falënderon të gjithë ata që janë solidarizuar me të dhe familjen e tij, ndërsa shpreh shqetësimin për njerëzit në nevojë që kanë mbetur pa mbështetjen e organizatës humanitare që ai themeloi rreth 15 vite më parë në Bronx të New Yorkut.

Nilaj, një nga shqiptarët më me reputacion në 10 vitet e fundit në Bronx, për shkak të aktivitetit të tij humanitar, u ndalua nga autoritetet amerikane të emigracionit (ICE) më 13 tetor, teksa paraqitej në një seancë gjyqësore. Sipas autoriteteve amerikane, ndalimi lidhet me statusin e tij të emigracionit dhe një urdhër dëbimi të vitit 2008.

Familja Nilaj është përballur prej vitesh me procedurat e emigracionit amerikan. Dokumentet gjyqësore tregojnë se edhe bashkëshortja e tij, Mire Preldakaj, ka pasur urdhër dëbimi, ndërsa çifti ka vijuar betejën ligjore për të qëndruar në SHBA.

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka deklaruar se Nilaj nuk ka precedent penal, ndërsa ka kërkuar lirimin e tij.

Përmes Albanian American Open Hand Association, Food Pantry, Nilaj dhe vullnetarët tregohet se kanë ndihmuar për vite me radhë mijëra persona, kryesisht familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, përmes shpërndarjes së ushqimeve dhe ndihmave të tjera.

Në letrën e tij, ai u kërkon ndjesë atyre që sot presin përpara dyerve të organizatës, e cila për shumë prej tyre nuk ishte thjesht një pikë shpërndarjeje ushqimesh, por një vend ku gjenin mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore.

“Për shumë prej jush, ajo derë nuk ka qenë vetëm një vend ku merrnit ushqime. Ajo derë ka qenë një derë shprese, dashurie dhe njerëzillëku”, shkruan Nilaj.

Mes pasigurisë për të ardhmen dhe dhimbjes së ndarjes nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij, ai shpreh besimin se misioni humanitar do të vijojë.

“Ndoshta nuk do të mund ta hap më vetë atë derë, për t’ju pritur me buzëqeshje dhe për t’ju shërbyer ashtu siç kam bërë për kaq shumë vite”, shkruan ai në mesazhin e tij nga burgu federal në Brooklyn.

spot_img

Artikuj të lidhur

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...

Aksident në rrugën e Voskopojës, plagoset rëndë 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës. Raportohet se,...

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...