Kishte kursyer 6800 euro për një operacion, hajdutët i vjedhin paratë të moshuarës në Finiq

Date:

Share post:

Një banesë në fshatin Finiq është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit.

Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e saj janë marrë 6 800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

E moshuara tregon se vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, gjatë kohës kur ajo kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët banojnë jo shumë larg shtëpisë së saj,

Kur është kthyer në banesë, ajo ka konstatuar se dyert ishin të shqyera, ndërsa autorët e kishin kthyer shtëpinë përmbys. Sipas denoncimit të saj, autorët kanë vjedhur edhe shumën prej 6 800 eurosh, të cilën ajo e kishte kursyer për një operacion që do të kryente, së bashku me bizhuteritë dhe sendet e tjera me vlerë.

Pas konstatimit të vjedhjes, Eleni Anastasi ka njoftuar policinë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit të saj. Pavarësisht mbërritjes së policisë në banesë, deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit në Tiranë

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë në një bankë të nivelit të dytë në...

Presidenti Begaj dekreton ligjin për reformën territoriale

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Reforma, që parashikon reduktimin e...