Itali/ Tragjike, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën në banesë, vetëdorëzohet te karabinierët

Date:

Share post:

Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij 39-vjeçare gjatë natës në banesën e familjes në rrugën “Tagliata”, në Chiari të provincës së Brescias, në Itali. Viktima është Meleqe Lusha, ndërsa djali i saj, Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona.

Nënë e bir jetonin në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivin e vrasjes. Për momentin, hetuesit nuk kanë bërë publike hollësi të tjera.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe vëllezërit e viktimës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...

Sarandë/Skifterja vodh­i makinën në parkimin e një hoteli, kapet pas 30 minutash

Një 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi...

Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur më 2 nëntor në...

Një hidrogel që riparon zemrën pas infarktit, zbulimi i shkencëtarëve argjentinas

Pas një infarkti, një pjesë e muskulit të zemrës mund të vdesë dhe të zëvendësohet nga indi mbresor....