Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të lënduar 6 persona, nga 3 në secilën makinë.
Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


