Nju Jork/ Tronditet Wall Street, fshihen 3.2 trilionë dollarë nga tregu

Date:

Share post:

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke humbur plot 3.2 trilionë dollarë në vlerë.

Tërheqja masive e investitorëve nga aksionet, veçanërisht ato të sektorit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, tronditi bursën e Nju Jorkut.

Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e zgjerimit të qendrave të të dhënave shtuan pasigurinë në tregje.

Indeksi Industrial Dow Jones ra me 3.44%, duke u ndalur në 51,521.28 pikë. Edhe S&P 500 regjistroi një humbje të fortë prej 4.3%, duke zbritur në 7,353.80 pikë, ndërsa Nasdaq pësoi rënien më të madhe, me 5.52%, duke arritur në 24,315 pikë.

Në qendër të shqetësimeve janë kompanitë e teknologjisë dhe ato të lidhura me inteligjencën artificiale, aksionet e të cilave ranë për të dytën ditë radhazi.

Investitorët po shfaqin gjithnjë e më shumë pasiguri për ritmin e investimeve në infrastrukturën e inteligjencës artificiale, veçanërisht në ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në klimën e tregjeve është rezultati politik në SHBA. Frika se një fitore e thellë e demokratëve mund të sjellë pengesa ose ngadalësim të projekteve për zgjerimin e qendrave të të dhënave ka shtuar presionin mbi aksionet e këtij sektori.

spot_img

Artikuj të lidhur

Siguria në shkolla/Goditet grupi që shpërndante drogë, arrestohen 4 persona

Një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë institucioneve arsimore në Fier është goditur nga policia, pas disa muajsh...

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin...

Antimafia Italiane godet organizatën kriminale që dërgonte flori në Shqipëri

Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal të përbërë kryesisht nga shqiptarë, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të...

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...