Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Date:

Share post:

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë babanë e saj 89-vjeçar dhe më pas i ka vënë flakën. Një histori e rëndë për dhunën brenda familjes dhe marrëdhëniet mes njerëzve më të afërt.

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar, i identifikuar si Adem Mara, ka pësuar djegie të rënda në trup, pasi dyshohet se është sulmuar nga vajza e tij, 43-vjeçarja Majlinda Mara. Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçarja dyshohet se e ka lyer të atin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim mjekësor të specializuar. Ngjarja është bërë e ditur pas ndërhyrjes së fqinjëve, të cilët kanë dëgjuar atë që po ndodhte dhe kanë nxituar për t’i ardhur në ndihmë 89-vjeçarit, duke njoftuar edhe policinë.

Pas hetimeve paraprake, policia ka ndaluar vajzën e të moshuarit. Ndaj saj raportohet se është ngritur akuza për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë. Ndërkohë, motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.

Rasti nga Burreli nuk mund të shihet vetëm si një ngjarje e rëndë kriminale, po një problem shqetësues. Dhuna që shpërthen brenda mureve të shtëpisë, aty ku duhet të ekzistojnë siguria, kujdesi dhe mbështetja.

Prindër që dhunohen nga fëmijët, fëmijë që përballen me dhunën e prindërve dhe konflikte familjare që në raste ekstreme përfundojnë në tragjedi. Çfarë ndodh me marrëdhëniet familjare? Pse konfliktet që dikur mund të zgjidheshin përmes komunikimit dhe ndërhyrjes së të afërmve, në disa raste përfundojnë në akte ekstreme dhune? A po i kushtojmë vëmendjen e duhur shenjave të para të konflikteve dhe dhunës brenda familjes?

Natyrisht, motivet e ngjarjes në Burrel nuk janë bërë ende të ditura dhe do të jenë hetimet ato që do të zbardhin rrethanat e plota, por një gjë është e qartë se dhuna në familje nuk duhet të trajtohet si një çështje private që duhet mbajtur e fshehur pas dyerve të mbyllura.
Rasti i 89-vjeçarit është një tjetër alarm për rëndësinë e reagimit në kohë, mbështetjes sociale dhe ndërhyrjes së institucioneve përpara se konfliktet familjare të marrin përmasa të pakthyeshme.

Familja duhet të jetë vendi ku njeriu gjen mbrojtje, jo vendi ku rrezikon jetën.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...

Bulqizë/ Zbardhet vrasja e 62-vjeçarit, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u raportua fillimisht se kishte...