Policia ka arrestuar në Vaun e Dejës Kol Ndojin, 71 vjeç, të cilin autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim seksual dhe prostitucion.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23 prill 2021, e ka dënuar Ndojin me 9 vite burgim për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.
Pas vendimit të gjykatës italiane, Interpol Roma e shpalli 71-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar.
Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.


