Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.

Efektivët e policisë e lokalizuan dhe e arrestuan 50-vjeçarin pranë rrugës së Kosovarëve, disa ditë pas ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se Duka dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kërcënuar punonjësit me armë. Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në një tjetër grabitje banke, që ka ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë të kryeqytetit.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e të dyja ngjarjeve dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e të arrestuarit.

Si ndodhi grabitja? 

Grabitja ndodhi rreth një javë më parë, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person i maskuar hyri në filialin e bankës Raiffeisen dhe mori një shumë parash nën kërcënimin e një sendi në dukje armë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të paradites, në një moment kur brenda ambienteve të bankës ndodheshin punonjës dhe klientë. Sapo hyri në filial, autori iu drejtua rojës së sigurisë që qëndronte pranë hyrjes dhe e kërcënoi, duke e detyruar ta shoqëronte drejt arkës.

Më pas, grabitësi iu afrua arkëtares, i drejtoi armën në kokë dhe i kërkoi t’i dorëzonte paratë. Pasi mori shumën e parave, ai doli nga banka dhe u largua me shpejtësi duke përdorur një monopatinë, me të cilën lëvizi në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe angazhoi shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Operacioni “Gjuetari i bankave” dhe “Fly” në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, të dyshuar si autor të dy grabitjeve me armë në dy...

Alarm në Vlorë, shtohen rastet e helmimit; mungesë klori në dy mostra uji

Shtohen rastet e qytetarëve që paraqiten në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të të vjellave dhe diarresë....

Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fiton çmimin më të madh në botën e orëve luksoze në Zvicër

Një sukses i veçantë për orëndreqësin me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, i cili ka fituar çmimin më...

Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3...