Rexhep Rexhepi, shqiptari nga Kosova, fiton çmimin më të madh në botën e orëve luksoze në Zvicër

Date:

Share post:

Një sukses i veçantë për orëndreqësin me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, i cili ka fituar çmimin më prestigjioz në industrinë ndërkombëtare të orëve luksoze. Ai është shpallur fitues i “Aiguille d’Or” (Gjilpëra e Artë), vlerësimi më i lartë i Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), për krijimin e tij Chronograph Flyback.

Ceremonia e 26-të e këtij konkursi ndërkombëtar u mbajt më 7 nëntor në Gjenevë të Zvicrës, duke mbledhur emrat më të njohur të industrisë së orëndreqjes. Në garë ishin 84 orë dhe mekanizma matës të kohës, të përzgjedhur në 14 kategori, ndërsa juria ndau gjithsej 20 çmime.

Krijimi i Rexhepit u vlerësua si më i miri mes të gjitha orëve konkurruese, pavarësisht kategorisë. Chronograph Flyback dallohet për dizajnin elegant, përmasat harmonike dhe fushën në ngjyrë blu, të punuar me smalt përmes teknikës tradicionale Grand Feu. Frymëzimi vjen nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit, ndërsa realizimi i tij kërkoi një projektim tërësisht të ri të mekanizmit të brendshëm.

Në një prononcim për Euronews Culture pas marrjes së çmimit, Rexhepi u shpreh se kishte ëndërruar gjithmonë të fitonte vlerësimin më të lartë të këtij konkursi. Ai ndau meritat me ekipin e tij dhe koleksionistët nga e gjithë bota që ndjekin krijimet e tij.

Rrugëtimi i tij në këtë profesion nisi që në moshën 15-vjeçare, kur filloi praktikën në kompaninë e njohur zvicerane Patek Philippe. Me kalimin e viteve, ai ndërtoi emrin e tij si një prej orëndreqësve të pavarur të vlerësuar në këtë industri, duke krijuar markën e vet dhe duke zhvilluar aktivitetin në Gjenevë.

Fitorja merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se çmimi iu dorëzua nga përfaqësuesit e Breguet, fituesit të edicionit të kaluar, një prej emrave historikë të orëndreqjes zvicerane.

Përveç çmimit të madh, edicioni i këtij viti vlerësoi edhe krijime të tjera të spikatura. Mes fituesve ishin Audemars Piguet, Blancpain, Chopard, Louis Vuitton, Grand Seiko dhe Ferdinand Berthoud. Çmimi special i jurisë iu dha Patek Philippe për ekspozitën e saj Watch Art Grand Exhibition.

Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i krijuar në vitin 2001, konsiderohet një prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së orëve, duke vlerësuar mjeshtërinë, inovacionin dhe krijimtarinë në këtë fushë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Operacioni “Gjuetari i bankave” dhe “Fly” në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, të dyshuar si autor të dy grabitjeve me armë në dy...

Alarm në Vlorë, shtohen rastet e helmimit; mungesë klori në dy mostra uji

Shtohen rastet e qytetarëve që paraqiten në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të të vjellave dhe diarresë....

Aksident i rëndë në Spitallë, 33-vjeçari përfundon në spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 22:00, në zonën e 3...

Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen...