1. Rezervoni të martën dhe të mërkurën
E marta dhe e mërkura janë ndër ditët më të mira për të blerë bileta avioni. Shumica e linjave ajrore zakonisht përditësojnë sistemet e tyre të rezervimeve të martën në orën 19:00. Kjo ndodh sepse linjat ajrore e dinë që shumica e pasagjerëve kanë kohë të rezervojnë bileta gjatë ditëve të javës. Sipas statistikave, shumica prej nesh kërkojmë çmimet e biletave të premten, të shtunën ose të dielën.
2. Rezervoni herët, por jo shumë herët
Nga përvoja, duhet të rezervoni biletat të paktën 21 ditë para datës së udhëtimit. Shumica e linjave ajrore kanë sisteme që synojnë të shesin sa më shumë bileta. Për shembull, në sistem përcaktohet që për fluturimet nga Kuala Lumpur në Londër, vetëm 20 pasagjerët e parë do të marrin çmimin më të ulët. 200 pasagjerët e ardhshëm do të paguajnë një çmim mesatar, ndërsa të tjerët mund të paguajnë më shtrenjtë. Me pak fjalë, çmimet përcaktohen sipas një kuote të caktuar.
3. Zgjidhni ditët e përshtatshme për fluturim
Përpiquni të rezervoni fluturimet për të martën ose të mërkurën. Shumica e linjave ajrore i konsiderojnë këto dy ditë si “ditë më pak të ngarkuara” për sistemet e tyre të rezervimeve. Edhe aeroportet zakonisht janë më pak të mbushura në këto ditë, krahasuar me të premten dhe të dielën.
4. Kërkoni ‘ofertën më të mirë’ për fluturimet ndërkombëtare
Shumica e linjave ajrore ofrojnë ‘ofertën më të mirë’ rreth 11 deri në 12 javë para fluturimeve ndërkombëtare. Prandaj, duhet të kontrolloni rregullisht çmimet e biletave gjatë kësaj periudhe.
5. Zgjidhni të zbarkoni në aeroporte më të vogla
Mund të provoni të zbarkoni në një aeroport që nuk është ‘kryesori’ për destinacionin tuaj. Për shembull, nëse dëshironi të shkoni në Londër, shumica zakonisht zgjedhin të zbarkojnë në Heathrow. Por, herën tjetër, provoni të zbarkoni në një aeroport më të vogël pranë Heathrow, si ai në Manchester. Më pas, nga Manchesteri mund të udhëtoni me tren drejt Londrës. Kjo metodë mund të jetë më ekonomike!
6. Pastroni “cookies”
Shumë njerëz nuk e dinë këtë. Pastroni cookies në laptop, smartphone dhe PC nëse keni vizituar faqen e linjës ajrore gjatë 30 ditëve të fundit. Përmes cookies, sistemi i rezervimeve mund të mendojë se keni vizituar faqen e tyre disa herë dhe mund të rrisë çmimin. Pra, bëjeni zakon pastrimin e cookies në shfletuesin tuaj të internetit. Nëse nuk dini si t’i fshini, kërkoni ndihmë te “Z. Google”!
7. Krahasoni çmimet
Mos u tregoni dembelë për të kërkuar dhe krahasuar çmimet e biletave në faqe të tjera. Mos u fokusoni vetëm në një faqe, pasi mund të gjeni bileta më të lira për të njëjtën linjë ajrore. Këtu janë disa motorë kërkimi që mund të përdorni:
– Skyscanner
– CheapFlight
– Momondo
– Kayak
– Google Flight
– Ita Software
©️zërionline


