Vrasja/ Makina gjendet e braktisur te Shkëmbi i Kavajës. Asnjë gjurmë nga autori

Date:

Share post:

Është gjetur në afërsi të Shkëmbit të Kavajës makina tip “Benz” me të cilën u largua Julian Gjoshi, 27-vjeçari i cili ditën e djeshme dyshohet se vrau Alfred Dedjan.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori.

Policia e Tiranës ka ushtruar kontrolle ne kryeqytet, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e Julian Gjoshit, por deri tani pa rezultat.

Ai ka mohuar të kishte dijeni për konfliktin që shtyu autorin Julian Gjoshi të qëllojë 50-vjeçarin Alfred Dedja.
Pista paraprake e hetimit mbetet ajo e konflikteve për shkak të pazareve të drogës.
Viktima dhe autori njiheshin prej kohësh dhe kishin shoqëri të përbashkët, madje viktima përpara disa kohësh ka punuar si menaxher te kompleksi “Golden” ne pronësi të Altin Hajrit. Autori është kunati i Hajrit.

Madje në një nga dosjet që po hetohet nga SPAK, ka dalë në pah se Altin Hajri ka ndërhyrë përmes ish-deputetit Jurgis Çyrbja për të liruar nga burgu autorin e ngjarjes në 2021 kur autori ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Autori është me precedent penale jo vetëm për armë mbajtje pa leje por edhe vepra të tjera penale. Gjithashtu dhe vitkima që jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë është me precedent penalë në fushën e narkotikëve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...

Sulm masiv me dronë i Ukrainës ndaj Rusisë

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur...