Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

Date:

Share post:

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një nga elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni. Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet. Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia. Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni. Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

Hipoksemia është një sëmundje që ka faza dhe intensitete të ndryshme. Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.

Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë. Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër. Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme. Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Simptomat:

Konfuzion

Eufori

Nervozizëm

Dhimbje koke

Marrje fryme

Frymëmarrje e shpejtuar

Marramendje

Rrahje të shpejta zemre

Çorientim

Tension të lartë gjaku

Probleme me shikimin

Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve

Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta.

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak. Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...